Mbretëresha e Anglisë rezulton pozitive për COVID-19

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ka rezultuar pozitive për COVID, ka thënë Buckingham Palace.

Lajmin është bërë i ditur nga pallati Buckingham, nga ku u njoftua se mbretëresha po kalon simptoma të lehta, të ngjashme me një ftohje, shkruan BBC.

“Ajo do të vazhdojë të jetë nën kujdes mjeksor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thuhet në deklaratën e pallatit.

Mbretëresha, 95 vjeçare, kishte pasur kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Go to TOP