Anxhela Peristeri publikon këngën “Lajkat”
Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka publikuar këngën e saj më të re “Lajkat”,
Muzika e këngës është krijuar nga Armend Rexhepagiqi, si dhe teksti është shkruar nga Aida Baraku.
Peristeri për realizimin e videoklipit ka bashkëpunuar me “Imagine”.
Kënga është pjesë e albumit më të ri të këngëtares “N’Tiranë”.
