‘Mbledhjet e jashtëzakonshme të katër komunave veriore janë të kundërligjshme’

Pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe, ka reaguar juristi, Armend Shkoza i cili ka thënë se këto dorëheqje janë të kundërligjshme dhe nuk i shërbejnë kuvendet e komunave,.

“Përpos asaj, ato janë thirrur në shkelje të afateve ligjore pa arsye të qëndrueshme. Nuk është rrethanë përjashtuese ndërmarrja e veprimeve të autoriteteve qëndrore, derisa ato struktura, pra kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave i kanë fituar mandatet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mbledhjet e jashtëzakonshme të katër komunave veriore janë të kundërligjshme. Dorëheqjet nuk i shpërbëjnë kuvendet e komunave. Përpos asaj, ato janë thirrur në shkelje të afateve ligjore pa arsye të qëndrueshme. Nuk është rrethanë përjashtuese ndërmarrja e veprimeve të autoriteteve qëndrore, derisa ato struktura, pra kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave i kanë fituar mandatet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Unë e përgëzoj Skender Sadiku dhe të gjithë përfaqësuesit të tjerë për qëndrueshmërinë e tyre dhe gatishmërinë që të mbrojnë rendin kushtetues dhe ligjor.

Go to TOP