“Mbi 5 mijë biznese u mbyllen, 10 mijë punëtorë humbën punën”, gastronomët kërkojnë lirim të masave ose subvencionim

Lirimi i masave dhe lejimi i Gastronomisë të punojë deri në ora 23:00, nuk është që po përkrahet edhe shumë nga Shoqata e Gastronomisë.

Këta thonë se me këtë orar kanë funksionuar me muaj të tërë, teksa thonë se kanë vështirësi së fuknsionuari.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca ka thënë se 2 mijë biznese konsiderohen se janë më pak, ndërsa ka të tjerë që kanë larguar punëtorë prej pune shkaku i pandemisë.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë lirim të masave ose mbështetje financiare.

“Kjo është veç një kthim i masave të kaluara. Deri në ora 23:00 kanë funksionuar me muaj bizneset e gastronomisë ani pse kanë pasur hapësirë të lirohen. Rekomandimet e OBSH nuk janë përfill që janë marrë nga Qeveria. Nuk po themi që mos të ketë masa por po themi që masat që i vendosin të veprojmë strategjikisht që të kemi kujdes nga personat që futen brenda territorit të Kosovës që të jenë të kontrolluar dhe jo të pakontrolluar e të mbyllet një ekonomi. Edhe gastronomia ka vështirësi në likuiditet. Shumica e bizneseve kanë larguar punëtorë prej punës, kanë pasur probleme me qira dhe ka pasur dëm të madh ku 2000 biznese konsiderohet që janë më pak. Ose duhet me pas lirim ose mbështetje financiare. 10 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës. Këto të gjitha kanë ndikuar që përsëri të hasim në vështirësi në likuiditet”, tha Vrainca.

Ndërsa Diar Sada nga kafiteria “De rada”, e ka mirëpritur lirimin e masave, pasi sipas tij funksionimi deri në këtë orë i ndihmon sado pak gastronomët.

Ai tutje shtojë se nëse edhe një herë Qeveria merr vendim për masa të reja atëherë punëtorët e këtij lokali janë të rrezikuar të humbin vendin e tyre të punës.

“Kjo është e nevojshme shumë sepse tani nuk ka rrezik që mund të infektohemi ose të kemi nevojë për masa të shtuara të mbylljes apo diçka tjetër sepse shumica e popullatës janë vaksinuar tani më dhe besoj që nuk është e nevojshme më të ndalin gastronominë ose të mbyllin lokalet më herët siç ka ndodhur deri më tani sepse është më se e nevojshme sidomos për ne të vazhdojmë punën si zakonisht siç kemi punuar deri në orën njëmbëdhjetë, dhe besojë që nuk do të marr masa të tjera Qeveria, sepse kështu nuk mund të vazhdojmë. Tek ne nuk kanë humbur asnjë punëtorë vendin e punës sepse kemi zvogëluar orarin e punës si të para ditës po ashtu edhe të pas ditës dhe nuk kemi asnjë punëtorë që ka humbur vendin e punës, por nëse vazhdohet ashtu me masa Qeveria të jap masa të tjera ne mund ta rrezikojmë vendin e punës, po ashtu edhe zvogëlohet puna”, tha Sada.

Go to TOP