Mbahet sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në grante

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar bizneset, respektivisht bizneset fillestare (Start-Up) të Kosovës, se të enjten do të mbahet një sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, e shpallur nga MINT në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev).

Sipas njoftimit nga MINT, skema zbatohet përmes KIESA dhe Projektit KSV/023 – Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për bizneset fillestare (Start-Up) dhe NMVM-të në Republikën e Kosovës.

“Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të mund të bëjnë pyetje për të gjitha aspektet dhe kriteret e kërkuara nga pakoja e thirrjes publike për Skemën e Granteve për Inovacion, të shpallur më 08 tetor 2024”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP