Mbahet në Tiranë takimi i parë punues për implementimin e projektit të urës mbi lumin Buna
Sot, në Tiranë është zhvilluar takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndertimin e urës mbi lumin Buna.
Këtë e bëri të ditur koordinatori i grupit punues nga Mali i Zi, Ilir Harasani, përmes një statusi në facebook, të cilin mund ta gjeni më poshtë:
”Sot, në Tiranë u zhvillua takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndertimin e urës mbi lumin Buna.
Si koordinator i grupit punues nga Mali i Zi, së bashku me homologen time nga Qeveria e Shqipërisë-koordinatore për palën shqiptare Elira Kokona si dhe kolegët e të dy palëve nga ministritë dhe drejtoritë kopetente, sot u dakorduam për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna.
Projekti në fjalë do kushtojë rreth 20 milionë euro (projekt i përgaditur nga pala shqiptare), Ura do jerë e gjatë rreth 600m, 17m e gjërë dhe rreth 12m e lartë, do ketë dy korsi, trotoar 1.5m nga dy anët, korsi biçikletash 1.75m nga dy anët, plus nga një korsi 1.5m nga dyja anët për raste emergjente.
Po ashtu sot u fol dhe për lundrimin në lumin Buna, ku pritet intervenimi i palës shqiptare për eliminimin e barrierës që ndodhet tek ura ne Bune në hyrje te Shodres, e që pritet te zgjidhet mbrenda muajit të ardhshem”.
