Mitrovicë, kontratë për trajtimin e qenve endacakë: Peci thotë se po adresohet shqetësimi i qytetarëve
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për trajtimin e qenve endacakë duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në adresimin e një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve.
Peci ka theksuar se problemi i qenve endacakë, i cili për një kohë të gjatë ka prekur drejtpërdrejt qytetarët dhe ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i tyre, tashmë po merr zgjidhje përmes kësaj kontrate.
Sipas tij, zbatimi i kontratës do të kontribuojë në rritjen e sigurisë për qytetarët, ndërsa qentë endacakë do të trajtohen në mënyrë të duhur dhe sipas standardeve përkatëse.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët dhe trajtimit të përgjegjshëm të qenve endacakë”, ka deklaruar Peci. /Kosova.info/
