Matoshi: Heshtja e intelektualëve dhe triumfi i marrëzisë

Analisti Halil Matoshi ka ngritur pyetjen se pse intelektualët kanë heshtur përballë realitetit shoqëror dhe politik në Kosovë. Duke u nisur nga postulati aristotelian se vetëm një në njëqind njerëz meriton debat, ai e vë në pikëpyetje rolin e mendimtarëve në shoqërinë e sotme.

Sipas Matoshit, intelektualët kanë humbur ndjeshmërinë etike dhe estetike, nga frika apo nga angazhimi partiak, duke vendosur ideologjitë mbi objektivitetin. Ai argumenton se ata ose janë shndërruar në nacionalistë të vonuar ose kanë humbur mendimin kritik, duke u bërë pjesë e një “masë plastmase” pa individualitet.

Duke cituar Gustav Le Bon, Matoshi e përshkruan këtë transformim si një proces ku truri i tyre është bërë një muskul i pavetëdijshëm, duke humbur aftësinë për analizë të pavarur. Ai thekson se në këtë realitet, mendja karteziane dhe kritike është zëvendësuar me një mendim të fragmentuar dhe të manipuluar.

Në këtë kontekst, ai nënvizon se heshtja e intelektualëve nuk mund të justifikohet dhe se angazhimi i tyre shoqëror duhet të jetë mbi çdo interes politik apo grupor. /Kosova.info/


Go to TOP