Masterklasë me Ilir Bajrin
Në Shtëpinë e Evropës do të zhvillohet një masterklasë me Ilir Bajrin më 30 prill, nga ora 17:30 deri në 19:00.
Mbrëmja fillon me masterklasën: ”Orchestools në bashkëveprim”, udhëhequr nga pioneri i xhazit në Kosovë, Ilir Bajri, kompozitor, pianist dhe drejtor i Festivalit të Xhazit në Prishtinë.
“Kjo masterklasë do të ofrojë një zhytje të thellë në mundësitë krijuese të Orchestools, një mjet frymëzues për artistët dhe dashamirët e muzikës që janë të pasionuar për kombinimin e mjeteve digjitale me shprehjen muzikore. Pas masterklasës, festohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit me një sesion të gjallë të muzikës xhaz me Ilir Bajrin dhe muzikantë të ftuar”, thuhet në njoftimin e Europe Hous Kosovo. /Kosova.info/
