MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë, kalueshmëria 52.1%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta. Këtë vit kalueshmëria në gjithë vendin është 52.1%.

“Arritshmëria në Gjuhën shqipe është 56.9%, në Gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%”.

“Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit. MAShTI falënderon të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Afati i ankesave është deri më 12.07.2024”, thuhet në njoftim.

Go to TOP