Arrestohet një person për fajde në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë për veprën penale “fajde”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, tha Nikçi.

Tutje, Nikçi u bëri apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës.

Go to TOP