Martial në Serie A? E kërkon gjiganti italian

Fundi i këtij sezoni, me gjasë do të jetë edhe fundi i Anthony Martial në fanellën e Manchester Unitedit.

Italia duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i Martial.

Sipas mediave italiane, lojtari i është ofruar gjigantit italian, Juventus.

Madje, thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet mes lojtarit dhe juventinëve.

“Anthony Martial i është ofruar Juventusit si lojtar i lirë. Kanë nisur kontaktet mes lojtarit dhe drejtuesve të Juventusit”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, Martial është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por, siç raportohet, lojtari pëlqen transferimin tek ‘Zonja e Vjetër’.

Go to TOP