MAPL: 20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton se ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me disa komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

MAPL thotë se do të mbështes 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro.

“Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti”, thuhet në njoftim.

Go to TOP