Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në Klinë

Një person (shtetas i Shqipërisë) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Klinë.

Siç thuhet në raport, njësitë relevante edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Go to TOP