Mancini: Anglia do të ketë përparësi pasi do të luaj si vendas

Kombëtarja e Italisë ka zbarkuar të shtunën në Londër, një ditë para finales së madhe të Kampionatit Evropian, e ku përball do ta ketë Anglinë në Wembley.

Trajneri i Azzurëve, Roberto Mancini para duelit final ka folur në konferencë për shtyp, transmeton Klan Kosova.

“Pasi të keni arritur në finale është tashmë një arritje e mirë, por nuk është e mjaftueshme. Do të jetë një sukses vetëm nëse arrijmë të fitojmë të dielën, ne kemi bërë paraqitje të mira deri më tani, por në fund të ditës, është fitimi që vlen”, tha ai.

“Anglia do të ketë përparësi pasi do të luaj si vendas, veçanërisht për shkak të kufizimeve të COVID, vetëm 1.000 tifozë mund të udhëtojnë nga Italia dhe duhet të qëndrojnë në një flluskë. Pas një viti e gjysmë pa tifozë në stadium, ne jemi të lumtur që kemi njerëz të pranishëm”.

Go to TOP