Man United s’heq dorë nga braziliani i Wolves

Klubi anglez, Manchester United raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë mesfushori i Wolves, Joao Gomes.

Sipas medieve britanike, braziliani i ri ka impresionuar skautët e ‘Djajve të Kuq’ gjatë 12 muajve të fundit.

Gomes thuhet se është në krye të listës së transferimeve të Man United gjatë kësaj verë.

Talenti brazilian nga drejtuesit e Man United shihet pasues i denjë i Casemiro-s.

Man United siç raportohet është i bindur se mund ta bindin Gomes-in të transferohet në ‘Old Trafford’.

Madje, tashmë United është duke përgatitur ofertën për brazilianin i pëlqehet nga stafi drejtues i ‘Djajve të Kuq’. 

Go to TOP