Majlinda Zeqiri-Shaqiri, përveç një gazetare dhe moderatore ajo është një poete e suksesshme me shumë çmime të fituara

Majlinda Zeqiri-Shaqiri,një poete e zonja dhe me shumë suksese.


Shkollën fillore e kreu në Medvegjë,në gjuhën serbe,ndërsa të mesmën në Gjimnazin e Përgjithshëm “Hivzi Sylejmani”,në Fushë Kosovē.

Studimet univerzitare dhe pas univerzitare mbaroi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,-Fakulteti Filologjik dhe mbanë gradën akademike,Master i Shkencave Filologjike,në Universitetin e Prishtinës,Prishtinë.

Me veprimtari letrare merret nga fëmijëria.
Poezitë dhe shkrimet e saj janë publikuar në revista,gazeta dhe portale të ndryshme,ndër to edhe Gazeta “Rilindja”,Prishtinë,Revista “Mirdita”,të cilën e boton Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave,Mirditë,Revista “Dituria”,Tiranë,Revista “Boras”,Suedi,Revista “Gjurmë historike”,të cilën e boton “Lidhja e Historianëve Shqiptarë,,me seli në Zvicër,Revista “Medvegja”,Medvegjë,Agjensioni Floripress,Kosovë etj.

Poezitë e autores janë pjesë e publikimeve Atunis,databazë që e njehëson me autorët vendas dhe të huaj bashkohorë,Belgjikë.


Pjesmarrëse e shumë aktiviteteve të ndryshme siç janë:Ora letrare “Pavarësia”,organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Kritikëve të Kosovës,si dhe organizime tjera siç është manifestimi “Bllaca 99”,gjithashtu pjesmarrëse e shumë konkurseve dhe festivaleve poetike,siç është Festivali i poezisë “Muza poetike” Budiane etj.
Është pjesë në nismën e Qendrës Kulturore Shqiptare/Shtutgart,2021.
-Poezia e saj është pjesë e librit ,Adem dhe Hamëz Jashari,botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Kritikëve të Kosovës,2021.
-Është bashkëthemeluse e klubit letrar “Shqipet tona” si dhe bashkautore e librit “Anembanë”,botuar nga klubi letrar “Shqipet tona”.
-Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”,Preshevë.
-Është autore e librit me poezi “Në sytë e diellit”,botuar në vitin 2020,si dhe në proces të përgatitjes të librit të dytë me poezi.

Poezitë e saj janë të përkthyer në disa gjuhë;
Janë përkthyer në gjuhën suedeze dhe janë pjesë e një antologjie Suedeze,në mesin e poetëve suedez dhe shqiptar,të botuar në dhjetor 2020.
Në mesin e 11 shteteve,poezitë e autores,janë pjesë e një antologjie “Fontanë fjalësh”,të festivalit Ndërkombëtarë të Poezisë “Sofra poetike “Boras/Suedi 2021.

Gjithashtu janë përkthyer dhe në gjuhën angleze dhe janë pjesë e një antologjie të poeteve të zgjedhur botëror,botuar në Holandë,Tetor 2021 ,një kopje librit gjendet në bibliotekën mbretërore,Hagë.


Së fundi poezit e saj janë përkthyer edhe në gjuhën maqedone dhe janë botuar në Revistën “Rast”,në Manastir.

Është fituese e disa çmimeve letrare:
1.Çmimi i tretë në poezi,2002
2.Diplomë për poezi,me cilësi të lartë,Akademia e Artit,Shkencës dhe Letrave,Mirdita,Tiranë,2019
3.Finaliste në Festivalin mbarëkombëtar “Takimet e Poeteshave Shqiptare,edicioni 37,Vushtrri.
4.Çmimi i Akademis së Artit,Shkencës dhe Letrave,Mirditë,nga konkursi mbarëkombëtarë “Takimet e Poeteshave Shqiptare,edicioni 38,Vushtrri,2020.
5.Vlerësuar me trofeun e interpretimit më të bukur të Festivalit të Aktrimit ,Rinisë,të kombit shqiptar 2020.
7.Është pjesë e librit të nderit të Akademis së Artit,Shencave,Letrave “Mirdita”,Tiranë 2020.
8.Fituese e disa çmimeve,mirnjohje për poezi nga grupi letrar virtual “Sofra Bujare”,Paqe-Mirësi-Poezi 2021.
9.E shpërblyer me Certifikatë ” Unë jam për Paqe në botë”,nga “Sofra Bujare”,Paqe-Mirēsi,Poezia 2021.
10.Fituese e çmimit të dytë në poezi nga unioni virtual Flladi poetik,2021.


11.Fituese e çmimit Special nga Shoqata e Shkrimtarëve Feniks,Preshevë,2021.


12.E vlerësuar me çmimin “Diplomë për kontributin në letërsi,nga Shoqata e Shkrimtarëve ABC,Shkup,Maqedoni.
13.E vlerësuar me mirënjohje për kontributin në letërsi nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Letrar,Kosovë,2021.
14.E certifikuar në pikturë,2002.


15.Moderatore e evenimenteve të ndryshme kulturore siç është aktiviteti vjetor i Akademisë,Mirsita,Tiranë 2021,si dhe Festivali Ballkanik i Folklorit 2021,Kosovë.
16.Moderatore e ngjarjes historike,takimi për organizimin e Kuvendit Kombëtar Shqiptar,Gjirokastër,Shqipëri 14 Maj 2022.


17.Gazetare dhe Redaktore tek revista “Medvegja Sot “
18.Gazetare dhe moderatore e kanalit informativ “
Medvegja Sot”

Go to TOP