Macroni ndalet nga policët në Nju-Jork për ta pritur kalimin e autokolonës së Trumpit
Pasi e përfundoi fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti francez, Emmanuel Macron, po ktheje në ambasadën franceze.
Megjithatë, gjatë rrugës i doli një befasi, pasi u ndalua nga policia e Nju-Jorkut për ta lejuar kalimin e autokolonës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Kështu, Macroni mbeti për ca çaste i ngujuar në rrugët e qytetit, pasi ato ishin të bllokuara për ta mundësuar kalimin pa pengesa të autokolonës së homologut amerikan.
Presidenti francez doli nga vetura dhe u pa duke komunikuar me një polic.
“Më vjen keq, zotëri president. Gjithçka është e bllokuar tani” – dëgjohet duke i thënë polici amerikan Macronit.
Kur polici i tregoi Macronit se pas pak do të kalonte autokolona e Trumpit, presidenti francez u pa duke e telefonuar homologun amerikan, nga i cili kërkoi me shkaka që ta hapte rrugën.
“Si je? Qëlloja se çka ndodhi. Po pres në rrugë, sepse gjithçka është e mbyllur për ju” – i tha Trumpit homologu francez.
Megjithatë, deri atëherë, autokolona e Trumpit kishte kaluar dhe rruga u rihap vetëm për këmbësorë.
Presidenti francez nuk u kthye në veturë, por e vazhdoi ecjen në këmbë. Për banorët e Nju-Jorkut, kjo ishte një pamje e rrallë dhe e befasishme. Macroni u pa duke bërë fotografi me disa kalimtarë.
