Muharremi: Pa LVV, Guxo nuk ka asnjë vlerë politike
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar debatet e fundit rreth identifikimit të kandidatëve të subjektit politik Guxo dhe distancimit të tyre nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka theksuar se ky veprim shihet si tentativë për t’u diferencuar nga partia më e madhe në vend, por sipas tij, një gjë e tillë tregon krizë të brendshme.
“Kur po thuhet ‘është kandidate nga lista Guxo e jo nga LVV-së’, kjo po bëhet që pjesëtarët e Guxo-s me u distancu nga partia më e madhe aktualisht. Nuk e di nëse po turpërohen apo po bëhen gati me e braktisë lëvizjen, ashtu si kanë bërë me parti të tjera. Një hall e ke kur deklarohesh ashtu”, ka shkruar Muharremi.
Ai shtoi se pa Vetëvendosjen, Guxo nuk ka peshë politike. “Guxo duhet me tregu e kuptu gjithashtu që pa LVV kjo parti nuk vlenë asgjë. Fare asgjë. Në matjet e fundit kredibile të Omnibus, Guxo ka dalë me mbështetje zero. Po po, 0.00%. Garoni individualisht në zgjedhje dhe mbyllja e partisë dhe zhdukja politike është e garantuar”, u shpreh ai. /Kosova.info/
