Lushtaku: LVV po tallet me qytetarët – jemi bërë si në çerdhe të fëmijëve

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën e propozimit për kryetar të Kuvendit, por njëkohësisht duhet t’i sigurojë edhe votat për ta zgjedhur atë.

Ajo foli gjithashtu edhe për ftesën që presidentja Vjosa Osmani u ka bërë partive politike.

Kadrijaj theksoi se çdo diskutim në këtë situatë bllokade është i mirëseardhur për AAK-në.

“Ne kemi pranuar çdo diskutim në këtë situatë, dhe në këtë bllokadë çdo bisedim është i mirëseardhur. Do të shohim se si do të rrjedhin bisedimet dhe çfarë do të propozojë presidentja. Po ashtu, do të shohim edhe qëndrimet e partive të tjera. Në fakt, presidentja duhet të japë ndonjë alternativë – ajo është presidente e vendit”, tha Kadrijaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj deklaroi se kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.


Go to TOP