Lushi: PDK ra në provimin e rëndësishëm, i mungon udhëheqja serioze

Analisti Uk Lushi ka reaguar ashpër pas zhvillimeve politike në Kuvend duke kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për mungesë udhëheqësie dhe vizioni politik.

Sipas tij, kjo parti nuk ka lidership serioz dhe ka nevojë për reforma të thella.

“PDK nuk ka udhëheqësi serioze. PDK-së i duhen reforma dhe udhëheqës që dinë dhe nuk gënjejnë as veten dhe as popullin. Nuk është Kurti as i mençur dhe as i fortë, por PDK e pamençur dhe e dobët”, ka shkruar Lushi.

Ai shtoi se me qasjen e saj, PDK ka dështuar në një moment kyç politik.

“PDK ra në një provim të rëndësishëm sot. Turp për një parti me histori si PDK-ja”, theksoi analisti. /Kosova.info/


Go to TOP