Lushi: Kosova mbetet pjesë e interesave amerikane
Uk Lushi, një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, ka reaguar ndaj lajmeve të rrejshme që po qarkullojnë në mediat sociale duke pretenduar se ushtarët e NATO-s do të largohen nga Kosova. Ai ka cilësuar këto lajme si një formë të luftës hibride kundër Presidentit Donald Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve.
Lushi theksoi se prania e trupave amerikane në Kosovë është një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe se Kampi Bondsteel do të mbetet në vend.
Ai shtoi se Kosova nuk mund të largohet nga sfera e influencës dhe aleancës mes Amerikës dhe Evropës duke i kërkuar qytetarëve që të mos bien pre e propagandave të tilla. /Kosova.info/
