Lushi akuzon Kurtin: nga mbështetës deklarativ në kundërshtar veprues i bashkimit kombëtar
Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas deklaratave të tij në gazetën zvicerane NZZ, ku sugjeron se Kosova, për shkak të rrezikimit rus, duhet të anëtarësohet në NATO në vend të bashkimit me Shqipërinë. Sipas Lushit, bashkimi me Shqipërinë do të siguronte automatikisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Lushi pretendon gjithashtu se ekziston një incizim i një takimi mes Hashim Thaçit dhe Kurtit, në të cilin Thaçi kishte propozuar shpalljen e bashkimit kombëtar, por Kurti e kishte kundërshtuar. Sipas tij, ky transkript do të publikohet një ditë, duke e lidhur kështu fatin e bashkimit kombëtar me paraburgimin në Hagë.
“Eu Albin, eu! Ti prej proponentit deklarativ qenke kundërshtar veprues i bashkimit Kosovë-Shqipëri!,” përfundoi Lushi në reagimin e tij. /Kosova.info/
