Lushaku-Sadriu: Drejtësia është obligim i yni
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk janë vetëm dhe se historia e tyre nuk do të harrohet.
Ajo i bëri këto komente në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës “Ma kthe dritën”.
Lushaku-Sadriu theksoi se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje dhe bëri thirrje për drejtësi.
“Heshtja nuk është opsion, drejtësia është obligim i yni”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo u bëri thirrje të gjithë të mbijetuarve që të flasin për përvojat e tyre, duke theksuar se dhuna seksuale gjatë luftës është pjesë e historisë së Kosovës.
