Lule Elezi anëtare e rregullt e shoqatës “Frédéric Chopin”, të Polonisë

Artistja e parë shqiptare, Lule Elezi është zgjedhur anëtare e rregullt e shoqatës “Frédéric Chopin”, në Varshavë të Polonisë.

“Emërimi im si anëtare e kësaj Shoqate Ndërkombëtare, vjen si rezultat i shumë koncerteve të mia solistike të sukseshme të mbajtura viteve të fundit me veprat e kompozitorit gjenial Frédéric Chopin, të organizuara nga kjo Shoqatë në qytete të ndryshme të Polonisë. Falënderoj përzemërsisht Drejtoreshën gjenerale të Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin në Varshavë, znj. Ewa Sławińska si dhe bordin e kësaj Shoqate, për besimin ndaj vlerave të mia artistike”, tha ajo.

Go to TOP