Luizi i tregon Deas shkakun e vërtetë që u dashurua në Kiarën

Luizi vazhdon që ta mbajë të fshehtë lojën që është duke ia bërë Kiarës për surprizën e nesërme

Derisa sot gjatë një bisedimi me Dean ai i ka thënë asaj se Kiara duhet edhe ta fitojë Big Brotherin.

“Kjo lojë nuk është vetëm kush sulmon, kjo lojë është edhe kush duron. Sa ka duru ajo vajzë, jo veç nga unë po nga tërë shtëpia”, ka thënë Luizi.

Dea e ka pyetur atë se a ka bërë mirë apo keq që ka duruar, kurse Luizi i është përgjigjur që ka bërë mirë. “Ka bërë shumë mirë që ka duruar se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mijë me atë durim që ka treguar, me atë besim që ka treguar, ma ka marrë kalanë nga brenda dhe jam shumë krenar dhe mirënjohës që ma ka marrë”, ka thënë ai.

Go to TOP