Listat

Shkruan: Afrim VESELI

Sa herë kërkohen lista me emra njerëzish, më kujton kohërat më të liga të historisë.

Koha e nazizmit, me listat e popullit hebre për likuidim.

Koha e komunizmit me listat e patriotëve shqiptar të ND shqiptare.

Koha e listave të irredentistëve, lista e profesorëve të Universiteti të Prishtinës për largim nga puna dhe burgosje. Po si sot më kujtohet Prof. Ali Hadri që i printe asaj liste.

Lista të terroristëve të UÇK ku në krye listë ishte Ademi Jashari.

E sot?? Në shtetin tim prapë lista.

A ka kategori ma e nderuar ma e rëndësishme se mësuesit tanë?

Mësuesit tanë që nuk ndaluan kurrë në ngritjen e popullit tim.

Një mësues me vlerë se sa mija ministra që sot janë e nesër s’janë.

Go to TOP