Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, duke cekur se me regjistrim i japin vlerë komunës dhe Kosovës.

“Regjistrimi i popullsisë po vijon, andaj kërkoj nga ju të regjistroheni brenda afatit (deri më 17 maj 2024), pavarësisht vendit të përkohshëm ku jetoni”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shtuar se regjistrimi i popullsisë është obligim e detyrim ligjor.

“Regjistrimi i popullsisë, ka rëndësi të madhe për pushtetin lokal, sepse, numri i popullsisë përcakton projeksionet buxhetore për dhjetë vitet e ardhme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në nivelin e granteve, punësimit, kuadrit arsimor dhe çështjeve tjera për dekadën e ardhme”, ka thënë ai në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Tutje Lladrovci ka thënë se sa i takon regjistrimit të pensionistëve, askush nuk ka të drejtë t’ua mohoj marrjen e pensionit të krijuar me punë apo me moshë, pavarësisht ku jetojnë. /Kosova.info/

Go to TOP