Liverpool mposht Wolves dhe merr kryesimin

Liverpool ka mposhtur skuadrën e Wolverhampton dhe ka marrë kryesimin në Premier League.

Rezultat i ndeshjes së së zhvilluar në stadiumin “Molineux”, e vlefshme për Javën e gjashtë të Premier League, ka qenë 1-2.

Ndeshja që në minutat e para ka filluar me një Wolves që ka treguar vetëbesim, duke i krijuar probleme Liverpool. Bellegarde ka pasur një rast të mirë, por nuk ia ka arritur të gjuajë me saktësi.

Liverpool ka filluar ta marrë kontrollin e ndeshjes afër minutës së tridhjetë, por mbrojtja e Wolves ka rezistuar, duke bllokuar tentativat e Díaz dhe duke pritur një goditje dënimi të Trent Alexander-Arnold.

Megjithatë, në minutën e dyzet, Konate e ka kaluar Liverpool në epërsi, duke realizuar golin e parë të ndeshjes, me të cilin është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpool dukej komod, por një gabim i Konate në minutën e pesëdhjetë e gjashtë i ka dhënë mundësinë Wolves të barazonte rezultatin përmes Ait-Nouri. Por, gëzimi i vendasve ka zgjatur pak, pasi vetëm pesë minuta më vonë, Semedo ka faulluar Jota dhe Salah e ka shndërruar penalltinë në gol, duke siguruar fitoren për Liverpool.

Me këtë fitore, Liverpool gjendet në krye të Premier League me pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa Wolves mban vendin e fundit me vetëm një pikë pas gjashtë ndeshjesh.

Go to TOP