Liverpool mposht Real Madridin

Liverpool ka siguruar një fitore bindëse ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma në “Anfield”, duke triumfuar 2-0 në Javën e pestë të Champions League.

Pjesa  eparë e ndeshjes ka njohur momente me potencial goli, por jo edhe konkretizim. Goli i parë i anglezëve është shënuar nga Mac Allister në minutën e pesëdhjetë e dytë. Real Madrid e ka pasur mundësinë ta barazonte rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e një, por Mbappe e ka humbur penalltinë. Edhe Liverpool e ka humbur shansin për të thelluar avantazhin me anë të një penalltie, pasi Salah nuk është treguar i saktë në minutën e shtatëdhjetë. Megjithatë, “Reds” e kanë vulosur fitoren me një gol të Gakpo në minutën e shtatëdhjetë e shtatë.

Nga ana tjetër, në Monaco vendasit janë mposhtur nga Benfica me rezultat 2-3. Monaco ka kaluar në epërsi në minutën e trembëdhjetë me një gol nga Ben Seghir, por mysafirët kanë barazuar në minutën e dyzet e tetë me Pavlidis. Vendasit rifituan avantazhin në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë me Magassa, por Benfica ka reaguar fuqishëm në minutat e fundit, duke realizuar dy herë përmes Cabralit (84’) dhe Amdounit (88’), për të marrë tri pikë. 

Në një tjetër sfidë interesante, Aston Villa dhe Juventus kanë ndarë pikët në “Villa Park”, duke barazuar pa gola.

REZULTATET E NDESHJEVE:

No description available.
Go to TOP