Lista e futbollistëve të ftuar nga Çekia e dominuar nga Slavia

Tetë futbollistë nga skuadra e Slavia Prague pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Çekisë për pjesëmarrje në Euro 2024.  

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Ivan Hasek, ka publikuar të martën listën prej njëzet e gjashtë lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që fillon në qershor.

Ajo që bie në sy është dominimi i i futbollistëve të Slavia Pragës në këtë përzgjedhje, duke e bërë Slavian ekipin më të përfaqësuar në listën e trajnerit.

Çekia do të përballet me sfida të forta në Grupin F, ku do të ndeshet me Portugalinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë.

LISTA: 

Portierë: Vitezslav Jaros (Sturm Graz), Matej Kovar (Bayer Leverkusen), Jindrich Stanek (Slavia Prague)

Mbrojtës: Vladimir Coufal (West Ham), David Doudera (Slavia Prague), Tomas Holes (Slavia Prague), Robin Hranac (Viktoria Plzen), David Jurasek (TSG Hoffenheim), Ladislav Krejci (Sparta Prague), Martin Vitik (Sparta Prague), Tomas Vlcek (Slavia Prague), David Zima (Slavia Prague)

Mesfushorë: Antonin Barak (Fiorentina), Vaclav Cerny (Wolfsburg), Lukas Cerv (Viktoria Plzen), Matej Jurasek (Slavia Prague), Ondrej Lingr (Feyenoord), Lukas Provod (Slavia Prague), Michal Sadilek (FC Twente), Tomas Soucek (West Ham), Pavel Sulc (Viktoria Plzen)

Sulmues: Adam Hlozek (Sparta Prague), Tomas Chory (Viktoria Plzen), Mojmir Chytil (Slavia Prague), Jan Kuchta (Sparta Prague), Patrik Schick (Bayer Leverkusen)

Go to TOP