Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore
Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat, është liruar pas një aksioni të realizuar nga Drejtoria e Pronës.
Sipas njoftimit të kryetarit Perparim Rama, aksioni është ndërmarrë me vendim të Drejtorisë së Pronës, në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve
Rama ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë aksioni i fundit, duke paralajmëruar vazhdimin e lirimit të hapësirave të tjera publike që janë uzurpuar ose shfrytëzohen pa bazë ligjore.Kryetari thekson se qëllimi i këtyre veprimeve është garantimi i përdorimit të drejtë të pronës publike dhe ruajtja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid02kiZxRWjPfvBhgudZrPjcMZkFX7bRdMFDVZeqEGNd7WM8QJZBVqSxkvuSe74XyZDpl&show_text=true&width=500
