Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

sh-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit ish-ministri Tahiri do ta vazhdojë pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit e disa muaj në “arrest shtëpie”.

Vendimi vjen pas kërkesës së ish-Ministrit për lirim të parakohshëm me kusht nga qelia, në një kohë kur ka shlyer ¾ e dënimit.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Go to TOP