Lirimi i Naser Pajazitaj, Stublla: Vrasësit e grave në Kosovë i shpëton ashensori i drejtësisë sonë
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila sot ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Deçanit.
Haradinaj-Stublla e ka krahasuar me ‘drejtësinë e ashensorit”, e cila i shpëton vrasësit e grave në Kosovë.
“Lirimi i Naser Pajazitaj nga Supremja, i dënuar 35 vjet burg për vrasjen e Donjetës ma kujtoi ish shefen e EULEX Papadopoulou që pati quajtur drejtësinë në Kosovë elevator justice [drejtësi e ashensorit]. Vrasësit e grave në Kosovë i shpëton pikërisht ky ashensor i drejtësisë sonë: herë poshtë herë lart deri në lirim!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.
