Limaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit: Një njeri i sakrificës dhe vlerave të larta kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një mesazh publik, Limaj ka vlerësuar jetën dhe kontributin e Haxhi Thaçit duke e cilësuar atë si një njeri të dashur, me vlera të larta kombëtare dhe simbol të sakrificës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi. Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda,” ka shkruar Limaj.

Ai ka theksuar se sfidat që e përcollën gjatë jetës ishin të shumta, përfshirë edhe betejën e fundit të Hashim Thaçit në Hagë, e cila i shtoi edhe më shumë mallin dhe dhimbjen.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi. Prehu në paqe, baca Haxhi!” përfundon mesazhi i Limajt.

Haxhi Thaçi u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të përkushtimit dhe qëndresës përballë sfidave të jetës. /Kosova.info/


Go to TOP