Lëvizja Deçanit vuan nga euforia

Shkruan: Pal ShTUFI

Si çdo lëvizje, edhe këtë të Deçanit e përcjellin anomalitë e fillimit. Prandaj, nëse dëshironi të mbeteni seriozë dhe zëri juaj të kuptohet si thirrje e sinqertë, atëherë duhet t’i bëni dy gjëra:

1.

Ta krijoni një platformë veprimi ku duhet të përcaktoheni saktësisht sa jeni të hapur për të gjitha fetë dhe për të gjithë ata që nuk duan t’i përkasin një feje, edhe pse duan të vazhdojnë besimin në zot. Posaçërisht duhet të përcaktoheni të hapur ose të mbyllur për kategorinë më të persekutuar, për ateizmin.

2.

Urgjentisht duhet të distancoheni nga fjalori denigrues për ata që nuk janë si ju dhe me ju. Pra, nëse i bëni të njëjtat fyerje dhe denigrime që i kanë bërë dhe i bëjnë hoxhallarët nëpër medie, atëherë cili po mbetët qëllimi juaj?

Krejt këto rregulla dhe norma duhet të jenë platformë e shkruar, sepse vetëm e shkruara është dokument, në të cilin mund të mbështeteni dhe të përfaqësoheni.

* * *

Shkurt e shqip:

nëse thuhet “kush është mysliman, nuk është shqiptar” atëherë lirisht më llogariteni edhe mua si jos hqiptar. Sepse, nëse mendoni se një grusht shqiptarësh e kanë ruajtur identitetin kombëtar e jo shumica e myslimanëve, atëherë jeni në lajthitje totale. E në lajthitje nuk mund të jeni së paku ju, të cilëve ju njoh personalisht: Pajazit Jashari, Arber Gashi, Basri Beka etj.

Sa për dijeninë tuaj, islami politik nuk ka atakuar askënd më shumë se shqiptarët e islamit tradicional. Pas tyre, siç po shihet, do të atakohet kushtetuta jonë evropiane.


Go to TOP