Leonora Jakupi shfaqet mahnitëse dhe tërë shkëlqim në paraqitjen e radhës

Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite, dhe vetëm pak ditë më parë ajo lansoi albumin e ri me pesë këngë.

Bëhet fjalë për këngëtaren  mirënjohur, Leonora Jakupi, e cila teksa po shijon suksesin e albumit “Amël”, herë pas herë poston edhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe sot, këngëtarja nga Drenica, erdhi elegante dhe mahnitëse në një imazh nga fotosesioni i realizuar së fundmi.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

“Mirëmëngjesi, a keni pi kafe sot?”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e imazhit, që mori pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që “Amël” u publikua me 10 dhjetor dhe përfshinë këngët “Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Të pesë këngët janë vizuelizuar edhe me klip të cilat gjenden në kanalin zyrtar në YouTube.

Go to TOP