Leonardo DiCaprio reagon pas shpalljes së lumit ‘Vjosa’ park kombëtar

Lumi ‘Vjosa’ javë më parë u shpallën nga qeveria shqiptare, një park i ardhshëm kombëtar për ta ruajtur këtë lum, të vlerësuar nga ekspertë ambientalistë si “zemra blu e Ballkanit dhe një nga lumenjtë e fundit, të egër, të gjallë në Evropë”.

Një marrëveshje mes qeverisë së Tiranës dhe organizatës ambientaliste amerikane “Patagonia” parashikon hartimin e një plani të qëndrueshëm dhe të integruar për të ndërtuar Parkun Kombëtar të lumit ‘Vjosa’.

Ylli i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka qenë një nga personazhet më të zëshme në lidhje me mbrojtjen e këtij lumi dhe së fundmi ka bërë një reagim pas shpalljes së tij park kombëtar.

Foto: Getty Images

DiCaprio tash e sa kohë lufton për çështjet e ambientit dhe ruajtjen e ekosistemit botëror, ai edhe kësaj radhe ka bërë një reagim në rrjete sociale pas shpalljes së lumit ‘Vjosa’ park kombëtar.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën.
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, ka shkruar aktori i famshëm.

Bashkë me statusin 47-vjeçari ka bashkangjitur edhe një video ilustruese në të cilën shpjegohet rëndësia e lumit ‘Vjosa’.

Lumi “Vjosa” përndryshe është i gjatë gati 260 kilometra, është lum i ujërave të pastra kristalore që derdhen të pakontrolluara nga malet në Greqi përmes Shqipërisë në Detin Adriatik dhe mbështet mijëra specie të ndryshme, disa prej të cilave nuk janë zbuluar ende.

Aktori i njohur përndryshe prej kohësh ka nisur fushatë dhe ka qenë i zëshëm në thirrjet për mbrojtjen e tij. 

Go to TOP