Lëndohet me mjet të mprehtë një person në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë sot rreth orës 14: 30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana që tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, derisa policia ka nisur hetimet rreth rastit.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë për RTKlive, Pllana.
