Leipzigu triumfon në Kupën e Gjermanisë

Leipzigu e ka fituar Kupën e Gjermanisë, pasi në finale e mposhti Eintracht Frankurtin me rezultat të pastër 2-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Christopher Nkunku, në minutën e 71’. Ndërsa golin e vulosjes së fitore e realizoi Dominik Szoboszlai, në minutën e 85’.

Kështu deri në fund Frankfurti u mundua ta rrezikojë portën e Leipzigut, por pa gjetur rrjetën.

Më i dalluari në ndeshje ishte Nkunku, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi golin e dytë.

Leipzig e fiton trofeun e Kupës së Gjermanisë për herë të dytë rresht.

Go to TOP