Ledri Vula lanson projektin e ri “Prek”
Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është kujdesur Supercut Studio.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga reperi, masterizimi nga GKG Mastering ndërsa producent i këngës është Rzon.
“Prek” tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga ana e fansave.
Krahas kësaj, Ledri gjithashtu ka njoftuar se është në përgatitje të një albumi të ri.
