Ledri Vula befason miqtë e tij në “Big Brother VIP”

DJ PM dhe DJ Dagz kanë kërkuar vazhdimisht që të takojnë mikun e tyre Ledri Vulën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ata u kanë treguar banorëve për miqësinë shumë vjeçare me Ledrin.

“Na ka marrë malli të rrimë në lokalin ku rrimë bashkë gjithmonë, të dëgjojmë këngën e tij para se të publikohen”, u shpreh Pajtimi në dhomën e rrëfimit.

Sot këngëtari hyri në shtëpi dhe u çmall me miqtë e tij e më vonë takoi të gjithë banorët, ndërsa nuk ngurroi të komplimentonte Beniadën.

“Je shumë e mirë”, i tha ai modeles kur e takoi.

ImageLedri me miqtë e tij në “Big Brother VIP


Go to TOP