Lea Frrokaj përfundon me sukses të shkëlqyer mësimet, ndjek ëndrrat në muzikë dhe modelim

Lea Frrokaj, një vajzë e talentuar dhe e përkushtuar, ka përfunduar me sukses të shkëlqyer ciklin shkollor duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e saj në mësime. Ajo nuk është dalluar vetëm në fushën akademike, por edhe në botën e muzikës, ku po ndërton me hapa të sigurt një rrugëtim të veçantë artistik.

Pasioni i Leas për muzikën ka nisur që në moshë të vogël. Kënga e saj e parë, e cila ka prekur zemrat e shumë dëgjuesve, i është kushtuar babait të saj të ndjerë – një dedikim emocional që përçon ndjenja të thella dhe tregon pjekurinë artistike të saj.

Lea ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale muzikore për fëmijë, ku ka spikatur me zërin, interpretimin dhe prezencën e saj në skenë. Performancat e saj kanë marrë vlerësime pozitive nga juria dhe publiku duke dëshmuar për një talent që premton shumë për të ardhmen. Ajo veç muzikës është marr edhe me modë.

E rritur me dashuri për artin dhe e mbështetur nga familja dhe mësuesit, Lea Frrokaj është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj, një vajzë që arrin të kombinojë suksesin në arsim me pasionin për muzikën e modelimin dhe shprehjen artistike.


Go to TOP