LDK prezantoi programin ekonomik

Në Prishtinë është bërë prezantimi i programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin për koeficient 150 euro. “Duhet të kemi një qeveri që bën punë të ndershme, kjo i duhet Kosovës dhe kjo bëhet me ndryshim”, tha ai.

Kreu i LDK-së, ka folur për planin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje të investimeve private si fuqi e zhvillimit të shtetit i cili, sipas tij krijon mundësi për të rinjtë.

Abdixhiku ka premtuar krijimin e një aviokompanie për destinacione ku kemi bashkëkombës. Po ashtu ka folur dhe për investime në shëndetësi investime, digjitalizim, bujqësi, infrastrukturë dhe energjetikë.

I pari i LDK-së foli për rritje ekonomike 4-5% cdo vit dhe buxhet 4.5 miliardë euro.


Go to TOP