LDK-Osmani, vetëm “infuzion i lehtë”? Ahmeti: Rikthimi varet nga lidershipi dhe bashkëpunimi politik

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Sylë Ahmeti, në një prononcim për Kosova.info, ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Vjosa Osmani për një listë të përbashkët zgjedhore duke e cilësuar atë si një “infuzion të lehtë” për këtë subjekt politik.

Sipas Ahmetit, kjo marrëveshje mund t’i ndihmojë LDK-së të rikuperohet pjesërisht nga humbja e thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por nuk është e mjaftueshme për një rehabilitim të plotë elektoral.

Ai vlerëson se rikthimi i fuqishëm i LDK-së mund të arrihet vetëm nëse arrihet një marrëveshje më e thellë politike, ku Vjosa Osmani do të merrte rolin e bartëses së listës zgjedhore. Një hap i tillë, sipas tij, do të ishte më bindës për një pjesë të elektoratit të pakënaqur me drejtimin aktual të partisë nga Lumir Abdixhiku.

Ahmeti thekson se lista e përbashkët duhet të shihet vetëm si një hap i parë drejt rikonsolidimit të LDK-së, ndërsa nënvizon rëndësinë që kjo parti të rikthehet në një qasje bashkëpunuese dhe konstruktive me partitë fituese.

Në fund, ai paralajmëron se shmangia e bllokadave politike dhe mosrënia pre e interesave anti-shtetërore janë thelbësore për funksionimin normal të institucioneve dhe stabilitetin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP