LDK mban sonte tubimin përmbyllës në Prishtinë, Rama: Nga kryeqyteti nisi ndryshimi, tani është koha për gjithë Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili mbahet sonte në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Rama tha se ky është një moment i rëndësishëm për vendin, ku qytetarët po vendosin jo vetëm për një mandat, por për drejtimin e Kosovës në vitet e ardhshme.

Ai vlerësoi transformimet e realizuara në kryeqytet gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Prishtina ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur kur ekziston vizion, përkushtim dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve.

Sipas Ramës, përvoja e Prishtinës duhet të shërbejë si model për zhvillimin e gjithë vendit, duke shtuar se Kosova ka nevojë për institucione që bashkojnë, për lidership që ndërton dhe për politika që krijojnë mundësi për të rinjtë.

“Prishtina tregoi se çfarë është e mundur. Tani është koha që Kosova ta bëjë të mundur”, ka deklaruar ai, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të LDK-së.

Tubimi mbahet sonte nga ora 20:00 në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP