LDK kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE-së: Nëse s’e rekomandon komisioni, e iniciojmë vet si deputetë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është deklaruar për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku ka folur lidhur me mundësinë e shkarkimit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Gashi është shprehur se ZRRE-ja ka shkelur besimin e Kuvendit të Kosovës, ka qitur në lajthitje këtë institucion dhe qytetarin e Kosovës, prandaj duhet të shkarkohet bordi.

Sipas tij, ky institucion është i paaftë për t’i kryer detyrat e veta dhe prandaj kjo çështje duhet të trajtohet e pret nga Komisioni funksional që të rekomandojë shkarkimin e tij.

“U vendos që të enjtën të ketë seancë të radhës dhe të shqyrtohen disa prej çështjeve në procedurë. Ajo që desha të them ka pak a shumë të bëjë me çështjet që janë duke u diskutuar sot në Kuvend pak a shumë në komisione dhe njëra ndër to është ZRRE-ja. LDK ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësitë e marrjes së nismave për shkarkimin e bordit të ZRRE-së për shkak të mungesës së aftësisë në menagjimin e krizës së energjisë elektrike, për shkak të shkeljes së mirëbesimit të Kuvendit të Kosovës. ZRRE-ja me procesin e përcaktimit të tarifave të reja të energjisë elektrike, ka qitë në lajthitje institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës dhe qytetarin e Kosovës, duke vendosur në diskutim një dokument dhe duke vendosur në votim një dokument tjetër. Tani kur po shkojmë drejt akoma më të thellë energjetike, shohim se ky institucion është i paaftë për të kryer detyrat e veta. Prandaj është me prioritet që kjo çështje të trajtohet në Kuvendin e Republikës dhe besoj që Komisioni përkatës funksional të marrë vendim e t’i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e këtij instituconi.”, tha Gashi.

Gashi më tutje është shprehur se kriza me energjinë pritet të thellohet edhe më shumë.

“Kriza me energjinë elektrike është jashtëzakonisht e thellë, abuzimi me sistemin është jashtëzakonisht i thellë dhe pritet të thellohet akoma më shumë. Nuk është vetëm problemi i tarifave, është rasti i ambasadorit të Kosovës, mënyrën se si bëhet tregtimi me thëngjill, mënyrës se si bëhet tregtimi i energjisë elektrike, si është përcaktuar mënyra e pagesave për veriun.”, tha Gashi.

Në fund ai është shprehur se nëse komisioni funksional nuk e rekomandon shkarkimin e bordit të ZRRE-së, atëherë Kuvendi do të zgjedhë të tjera mënyra për ta bërë këtë.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP