Tahiri pas vendimit të Apelit për rritjen e çmimit të rrymës: Ndalëm haraçin e ZRRE-së, Kryeministrisë dhe Presidencës ndaj qytetarëve

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Koosvës është deklaruar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të pezullojë tarifimin me tarifa të shtrenjta për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se me iniciativë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës është pezulluar siç e quan ai “haraçi i padrejtë”, i vendosur për qytetarët e Kosovës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, siç shprehet Tahiri së bashku me zyrën e Kryeministrit dhe Presidencës.

“Ju e dini që Grupi Parlamentar i PDK-së ka pasur një angazhim jashtëzakonisht të madh deri te momenti ku do të pezullohet tarifimi me tarifa të shtrenjta të energjisë elektrike në Kosovë. Këtë e kemi arritur në javën e kaluar, Gjykata e Apelit ka marrë një vendim që është në favorin e grupit tonë parlamentar. Këto tarifa të shtrenjta janë pezulluar, haraçi i padrejtë që kishte vendosur ZRRE-ja me zyrën e Kryeministrit dhe Presidencës kemi arritur ta pezullojmë më mjete ligjore.”, tha Tahiri.

Ai tha se fakti që KESCO ka paqartësi në aplikimin e tarifave pas vendimit të Apelit nënkupton se ZRRE-ja po tentn të konfuzion.

“Ajo që është shqetësuese është se KESCO ka paqartësi nga ZRRE-ja për tarifimin e energjisë elektrike pas vendimit të Gjykatës së Apelit në vendin tonë. Mendoj që këtu ZRRE-ja duhet ta ndalë çfarëdo tendence që duhet që ka qëllim të mos respektohet ky vendim. Ata kanë deklaruar vet se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit por duket se nuk ka dhënë qartësi te KESCO për tarifimin e rrymës për qytetarëve të Kosovës.”, tha Tahiri.

Më tutje, Tahiri është shprehur se Kosova ka prodhuar mjaftueshëm energji edhe gjatë kohës kur konsumi ishte i lartë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit është shumë i qartë, e ka pezulluar tarifimin e shtrenjtë të energjisë elektrike në vendin tonë, kjo duhet të respektohet, prandaj ZRRE-ja duhet ta bëjë të qartë në vendimin e saj, që tarifimi të bëhet me tarifa të ulta siç ka qenë para ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, ne e kemi dokumentuar edhe si grup parlamentar i PDK-së tash e disa muaj, vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme edhe për konsumin kur kemi pasur konsum të lartë të energjisë. Pra importi në vendin tonë ka qenë shumë i vogël, ne i kemi mbuluar kërkesat tona me prodhimin tonë, kjo rritje është e paarsyehshme sepse importi është shumë i vogël, ne kemi eksportuar 10 fishin e asaj që kemi importuar.”, tha ai.

Tahiri krejt në fund tha se ZRRE-ja duhet të respektojë vendimin e Apelit.

“I bëj thirrje edhe njëherë ZRRE-së të mos krijojë kurrëfarë paqartësie, kurrëfarë konfuzioni, të respektohet vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës që të bëhet tarifimi me tarifa të ulëta.”, tha Tahiri.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP