LDK fton mërgatën të vendosë në balotazh: Çdo votë ka rëndësi
Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe përgjegjës për mërgatën, falënderoi qytetarët jashtë vendit për besimin në raundin e parë të zgjedhjeve. Ai bëri thirrje që mërgata të marrë pjesë në balotazhin e komunave Prishtinë, Pejë, Viti, Obiliq, Fushë Kosovë, Gjilan, Suharekë, Dragash dhe Junik.
“Fletëvotimi i ri do t’ju vijë me postë në të njëjtën adresë ku jeni regjistruar më parë. Ju lutemi, sapo ta pranoni, plotësojeni për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dërgojeni menjëherë. Çdo votë juaja ka peshë vendimtare,” tha Quni.
Ai shtoi se pjesëmarrja e mërgatës është vendimtare për të ardhmen e qyteteve, familjeve dhe gjithë Kosovës. /Kosova.info/
