Laura Fazliu e nis me fitore në Evropianin e xhudos

Laura Fazliu e ka nisur me fitore në Kampionatin Evropianin të xhudos, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja kosovare e fitoi me “Ippon” përballjen e parë me izraeliten, Kerem Primo.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Ajo në raundin e dytë do të takohet me xhudisten nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.

Go to TOP